Aktualitet

VD-Tentonin të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 7 të rinj në Kukës

25 Nëntor 2021, 12:53 Nga DOSJA
VD-Tentonin të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 7

KUKËS – Policia e Kukësit arrestoi 7 të rinj pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me makinat e tyre refugjatë jashtë kufirit shqiptar. Ata kishin marrë përsipër transportin e refugjatëve drejt Kosovës. Të ndaluarit janë: A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës. Në lidhje me operacionin e koduar “Morina” u procedua M.GJ., 53 vjeç nga Mirdita.


NJOFTIMI I POLICISË
Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kosove refugjatët transport refugjatesh kosove refugjatët transport refugjatesh

Sondazh

Poll