Aktualitet

FOTO: Dita e hapur në Gjykatë/ Nxënësit e “Jeronim De Rada” në sallë për një ditë…

25 Nëntor 2021, 13:19 Nga DOSJA
FOTO: Dita e hapur në Gjykatë/ Nxënësit e “Jeronim De

TIRANË– Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka rikthyer sërish traditën e “Ditës së Hapur në Gjykatë”, por kësaj herë në zbatim të respektimit të masave të vendosura si pasojë e situatës së Covid-19.

Sot, një grup nxënësish të shkollës 9 vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë, vizituan nga afër, të enjten, Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe ndoqën një orë të Hapur diskutimi me gjyqtarët të cilët ushtrojnë detyrën e ndihmës magjistratit në Gjykatën e Lartë, për të diskutuar mbi gjithçka kanë interes mbi drejtësinë, gjyqësorin, ndarjen e pushteteve, e veçanërisht mbi Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Pjesa më interesante, e cila mori vëmendjen dhe përkushtimin maksimal të nxënësve ishte improvizimi i një seance gjyqësore mbi një rast gjyqësor penal, ku ata u ndanë në rolin e palëve në proces, si atë të gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit. Gjykata e Lartë mendon dhe i kushton rëndësi faktit se, përfshirja e paketave informuese dhe programeve rreth edukimit ligjor në shkollë, është një mekanizëm i cili synon të ulë ndjeshëm sjelljet negative tek të rinjtë duke parandaluar përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale. Ky proces ndikon në përballjen e të rinjve me fenomenet sociale të përditshme, si përdorimi i lëndëve narkotike, përndjekjes së bashkëmoshatarëve, dhunës, vjedhjes, etj..

“Dita e Hapur në Gjykatën e Lartë”, është konceptuar si një ditë dialogu mes nxënësve të të gjitha moshave, studentëve dhe gjyqtarëve. Gjatë kësaj dite gjyqtarët i përgjigjen me detaje çështjeve apo pyetjeve të shtruara nga të ftuarit, bëjnë një panoramë të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe testojnë njohuritë e përgjithshme të nxënësve mbi sistemin sot dhe gjykatat.

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjykata e lartë

Sondazh

Poll