Aktualitet

Të dhënat e Rezart Taçit i jepen Interpolit, kunati e ish-truproja shkojnë në GJKKO

25 Nëntor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Të dhënat e Rezart Taçit i jepen Interpolit, kunati e

TIRANË – Kunati i biznesmenit Rezart Taçi (Artur Balla) dhe ish-truproja e ish-pronarit të ARMO-s Bledar Lilo kanë kërkuar pafajësinë në shkallën e Apelit të Gjykatës së Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga ana tjetër, të dhënat dhe fotografia e 50-vjeçarit Rezart Taçi i është dhënë Interpolit. Ai është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsionit për akuzat e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Dyshohet se ai fshihet në Itali ose Zvicër. Rezart Taçi është larguar nga Shqipëria në vitin 2016. Ish-bosi i ARMO-sa akuzohet se ka marrë pjesë me biznesmenin 90-vjeçar italian Francesco Zummon dhe financierin Fabio Petruzzella në skemën e pastrimit të 18.4 milionë eurove për llogari organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra”. Të përfshirë në këtë skemë rezultuan dhe kunati dhe ish-truproja i Taçit, por të dy këmbëngulin se vetëm kanë kryer shoqërimin e Zummos dhe Petruzzellas në Shqipëri.

Paratë ishin derdhur nga Zvicra në një bankë greke në Tiranë dhe ish-bosi i naftës shqiptare Taçi do të merrte si shpërblim 16% të tyre. Përgjimet e Prokurorisë së Palermos zbuluan se financieri Petruzzella kishte ardhru në Tiranë për të mundësuar zhbllokimin e llogarisë së Francesco Zummos. Në njërën prej bisedave me gruan e tij, ai përmendte se po mblidhen firma nga qeveria shqiptare për të garantuar hapjen e llogarisë së 90-vjeçarit Zummo.

Ky skandal ka përfshirë dhe Malin e Zi, ku flitet se janë përfshirë figura të larta të politikës. Rezart Taçi akuzohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëme të mëdha me përpunimin e naftës. Përpara disa ditësh, ai u shfaq për emisionin “Top Story” në arrati duke përmendur se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artur balla cosa nostra pastrim parash shpallet ne kerkim rezart taci artur balla cosa nostra pastrim parash shpallet ne kerkim rezart taci

Sondazh

Poll