Aktualitet

Mashtronte të huaj përmes platformës ‘Forex’, arrestohet 21-vjeçarja në Shkodër

25 Nëntor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Mashtronte të huaj përmes platformës ‘Forex’,

SHKODËR– Një 21-vjeçare e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik dhe fshehje të ardhurash. E reja Alma Sokoli, ishte shpallur në kërkim pasi në vendimin e 21 nëntorit ku Gjykata dha vendimin për 8 të arrestuarit kishte dhënë vendimin arrest me burg për të renë. Operacioni goditi një rast të mashtrimit të qytetarëve të huaj, nga call centerat në Shqipëri, për investimet në bursa, ku Alma Sokoli, së bashku me bashkëjetuesin e saj, Pawel Wziontek dhe Klodian Memo, të cilët janë ende në kërkim nga policia, ishin drejtuesit e grupit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“. Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e” sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave””, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se personat e ndaluar ishin pjese e një grupi të cilët përmes mashtrimit kompjuterik u shkaktonin dëm shtetasve të huaj. Të arrestuarit të cilët u dënuan me masën ‘Detyrim paraqitje’ janë: Elisa Kolndreu; Olda Shpendi; Aishe Baci; Senada Alija; Sonila Alija; Ervin Osja,; Nikolin Toma dhe Ysniela Dalipi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alma sokoli operacioni forex shkoder alma sokoli operacioni forex shkoder

Sondazh

Poll