Aktualitet

Shoqëria Civile kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës: Dëmton zonën e Nartës

25 Nëntor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Shoqëria Civile kundër ndërtimit të aeroportit të

VLORË– Kamionët e parë me materialet kanë nisur punimët për aeroportin e Vlorës, por Shoqëria Civile ende kërkon që qeveria të ndërpresë punën, pasi ndërtimi do të shkatërrojë zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Në shkresën zyrtare të Shoqërisë Civile, shkruhet se kontrata është abuzive dhe klienteliste pasi është bërë në mënyrë tendencioze në favor të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Ndërsa po ashtu kërkojnë dialog konstruktiv me palët e interesit në të mirë të gjetjes së zgjidhjeve të cilat nuk cenon zonën e mbrojtur.

“Organizatat e shoqërisë civile mjedisore dhe ekspertët në vend kundërshtojnë studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të projektit të Aeroportit të Vlorës Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM-së) së projektit të Aeroportit të Vlorës është një analizë jo-profesionale, jo-shkencore dhe qartazi klienteliste e abuzive për të justifikuar vendimmarrjen jo-transparente dhe jo-ligjore të ndërtimit të aeroportit në brendësi të Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë. Pavarësisht thirrjeve të shumta dhe të vazhdueshme të organizatave të shoqërisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare për anulimin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës në brendësi të Zonës së Mbrojtur “Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë”, qeveria e Shqipërisë ende nuk është tërhequr nga ky plan destruktiv për natyrën e vendit tonë,”- thuhet në reagimin e tyre.

Shoqëria Civile shprehet se zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë është pjesë e pothuajse të gjitha rrjeteve ekologjike ndërkombëtare dhe mbrohet nga konventa ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar, që sipas saj dhunimi i tyre mund ta përballë vendin me presion ndërkombëtar dhe sanksione.

“Një procedurë e tillë e Vlerësimit të Posaçëm Mjedisor duhet të ishte e hapur edhe për ekspertë të ndërkombëtarë dhe në përfundim të saj, padyshim që do të kishim një tjetër rezultat dhe një tjetër vendimmarrje. Për më tepër, edhe dokumenti aktual i paraqitur i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është një studim me pasaktësi të shumta, që reflekton moskompetencë profesionale dhe anshmëri të theksuar”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.

Zyrtarisht puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës sipas Ramës pritet të nis më 28 nëntor por që mbrëmë në zonën ku edhe do të ndërtohet kanë shkuar kamionët e parë me materialet për nisjen e punimeve pranë fshatit Akërni.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll