Aktualitet

HARTA LIVE: Përkeqësohet moti, pasditja me shiu, bregdeti përfshihet nga stuhia

25 Nëntor 2021, 12:13 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Përkeqësohet moti, pasditja me shiu, bregdeti

TIRANË –Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashimin e motit për ditën e sotme dhe mbrëmjen e ka konsideruar pak më të rëndë teksa thekson se do të ketë reshje shiu dhe në bregdet mund të ngrihet edhe stuhia. Moti i keq që do të sjellë ulje të temperaturave ku në zona malore do arrijnë në 3 deri 12°C kurse në zonat e ulëta në 8 deri 20°C ndërsa në zonat bregdetare do arrijë nga 9 deri 20°C. Era gjithashtu do të jetë pak më e fortë çka sidomos në zonën e bregdetit do të ngrejë dallgë të larta. Zonat bregdetare të ndikuara nga era e fortë dhe shiu mund të shohin ngritjen e një stuhie ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes.

Njoftimi i plotë:

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime. Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 12°C në zona e ulëta 8 deri 20°C në zona bregdetare 9 deri 20°C.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ere e forte ne det moti i keq ne shqiperi reshje shiu ne vlore shërbimi meteorologjik ushtarak. ere e forte ne det moti i keq ne shqiperi reshje shiu ne vlore shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sondazh

Poll