Aktualitet

E gjitha nga një cigare! Merr flakë banesa në Elbasan,brenda i moshuari i paralizuar

25 Nëntor 2021, 11:59 Nga DOSJA
E gjitha nga një cigare! Merr flakë banesa në Elbasan,brenda i

ELBASAN– Një banesë në fshatin Kuqan është përfshirë nga flakët. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai është nxjerrë nga banesa dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan kuqan zjarr ne elbasan elbasan kuqan zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll