Aktualitet

Sherri me të atin, i riu në Bulqizë qëllon me kallashnikov, plumbat kapin në fytyrë fëmijën duke fjetur

19 Qershor 2019, 05:40 Nga DOSJA

Bulqizë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krastë të Martaneshit, pasi një fëmijë 6-vjeçar ka mbetur i plagosur me 4 plumba. Mësohet se në momentin e plagosjes në fytyrë dhe trup, i mituri ka qënë në gjumë.

Fillimisht 6-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas është nisur me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes Jetmir Koxherri, H. Rr. dhe Sh. P.

Pas konfliktit, Koxherri është larguar nga lokali dhe për të marrë armën tip automatik  dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur dhe 6-vjeçari.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar 27-vjeçarin Jetmir Koxherri, duke sekuestruar edhe armën e krimit. 

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, që në fund u plagos 6-vjeçari. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Reagimi në kohë i Policisë vë në pranga autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbeti i plagosur një fëmijë.

Sekuestrohet arma e krimit automatik tip “kallashnikov”.

Me datë 19.06.2019, rreth orës 01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe sekuestrimi i armës së krimit.

 

 

 

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Ndërkohë në Lezhë ka ndodhur një vrasje. Si pasojë e një sherri për tokën, Gjin Marku ka mbetur i vrarë në Lezhë. Ai është vrarë nga miku i familjes me iniciale T.Gj pas një sherri për pronën. Policia në kërkim të autorit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kraste plagosja e te miturit ne kraste kraste plagosja e te miturit ne kraste

Sondazh

Poll