Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës, një i vdekur, dy të plagosur

18 Qershor 2019, 14:51 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kukës, një i vdekur, dy të

KUKËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Mësohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Burime për Dosja.al theksojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin tuneli i Kalimashit- Kukës, afër fshatit Myç-Mamëz, ku një automjet i tipit “Opel” ka dalë nga rruga duke shkaktuar përplasjen fatale.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende aksident me te vdekur aksident ne kukes dy të plagosur kukes tuneli i kalimashit aksident i rende aksident me te vdekur aksident ne kukes dy të plagosur kukes tuneli i kalimashit

Sondazh

Poll