Aktualitet

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë zgjedh kryetarin e ri, kush janë dy kandidatët

18 Qershor 2019, 15:05 Nga DOSJA
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë zgjedh kryetarin e ri,

TIRANË- Pas përfundmit të zgjedhjeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, një tjetër organizatë analoge me të “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” do të zhvillojë zgjedhjet brenda strukturave të saj pas katër ditësh.

“Lidhja” mbledh një pjesë të mirë të myslimanëve shqiptarë, të cilët kundërshtojnë Komunitetin Musliman.  Zgjedhjet për kreun e ri të kësaj shoqate do të zhvillohen mes Mustafa Terqinit nga Durrësi dhe Irfan Totës nga Peshkopia.

Aktualisht shoqatën e “Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë” e drejton Justin Topulli.
Kjo shoqatë krahas ligjërimeve të klerikëve të saj është e angazhuar në edukimin e të rinjve me normalet e moralit islam.

Por ky organizim nuk është i disponueshëm për disa nga drejtimet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke nisur edhe mosmarrëveshjet mes organizatave që drejtojnë myslimanët shqiptarë.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet irfan tota lidhja e hoxhallarëve të shqipërisë mustafa terqini irfan tota lidhja e hoxhallarëve të shqipërisë mustafa terqini

Sondazh

Poll