Aktualitet

Rama paditi Tieden, një delegacion gjerman për lirinë e medias zbarkon në Tiranë

18 Qershor 2019, 11:56 Nga DOSJA
Rama paditi Tieden, një delegacion gjerman për lirinë e medias

TIRANË- Një delegacion i Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) me seli në Gjermani ka mbërritur sot në vendin tonë.

Vizita e delegacionit të ECPMF-së vjen një ditë pas publikimit të 16 audiopërgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” dhe paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede se do ta padisë në vendin e tij.

Ditën që kryeministri Edi Rama kërcënoi të padiste një gazetar gjerman për publikim përgjimesh, në Tiranë mbërrin një delegacion i organizatave për lirinë e medias. @ExitExplains @PeterTiede @BILD’, shkruan ECPMF në faqen e saj në Twitter.

Gjithashtu, delegacioni i ECPMF ka lajmëruar një konferencë për shtyp të premten në Tiranë.

Ditën e djeshme gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vetë kryeministri Edi Rama, janë kapur në negociata për shit-blerje votash.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe kryeministri Rama, duke u shprehur se do ta padisë gazetarin gjerman.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama përgjimet e bild peter tiede edi rama përgjimet e bild peter tiede

Sondazh

Poll