Aktualitet

Nxehet situata në Shkodër, thyhen xhamat e shkollës dhe i vihet flaka (Foto+VD)

18 Qershor 2019, 18:54 Nga DOSJA
Nxehet situata në Shkodër, thyhen xhamat e shkollës dhe i vihet

SHKODËR– Situata është tensionuar në një nga qendrat e KZAZ-së në Shkodër. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, shkollës “Shejnaze Juka”, e cila shtë kthyer në një KZAZ i është vënë flaka.

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë thyer xhamat e kësaj shkolle, kanë shqyer qepenin dhe janë futur me dhunë brenda ambjentit. Ata kanë hedhur benzinë duke i vënë flakën këtij vendi.

Ndërkohë mësohet se në vendnngjarje ka mbërritur zjarrfikësja që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Incidentet në qendrat e KZAZ-ve kanë nisur sërish mbrëmjen e sotme. Mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat policore dhe kanë hyrë me forcë në ambjent.

Ata kërkojnë të marrin materialet zgjedhore dhe të mos realizohen zgjedhjet. 

Paraditje sotme është shoqëruar gjithashtu me tensione në disa qendra votimi në Shkodër dhe Tropojë. 

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet kzaz shkoder zbrazja e kzaz-ve zjarr ne shkoder digjet kzaz shkoder zbrazja e kzaz-ve zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll