Aktualitet

Akuzohen se shkatërruan KZAZ-në në Tropojë, kush janë të ndaluarit (EMRAT)

18 Qershor 2019, 19:05 Nga DOSJA
Akuzohen se shkatërruan KZAZ-në në Tropojë, kush janë

TROPOJË-  13 persona janë shoqëruar sot në lidhje me situatën e krijuar në një KZAZ, ku u shkatërruan matëriale zgjedhore. Sipas informacioneve mësohet se të shoqëruarit janë punonës të Bashkisë Tropojë të cilët akuzohen se  kanë sulmuar KZAZ Nr.9.

Por burime bëjnë me dije se do të ketë arrestime të tjera.  Ata dyshohen se janë përfshirë në sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm në KZAZ nr.9 duke hequr që aty me forcë materialet zgjedhore.

EMRAT E TË NDALUARVE

Artan Gjyriqi

Haxhi Gjidia

Bledar Pepkola

Arsen Hoxha

Ilir Margjeka

Mark Ukshini

Taqe Deda

Besnik Kolmaka

Ndriçim Ndrepepaj

Arjan Gabraj

Kujtojmë se sot mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat policore dhe kanë hyrë me forcë në ambjent. Ata kërkojnë të marrin materialet zgjedhore dhe të mos realizohen zgjedhjet.  Paraditja sotme është shoqëruar gjithashtu me tensione në disa qendra votimi në Shkodër dhe Tropojë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anulimi i 30 qershorit perplasjet ne tropoje zbrazja e kzaz-ve anulimi i 30 qershorit perplasjet ne tropoje zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll