Merr flakë banesa në Kamëz, fëmija bllokohet brenda (Video)
KAMËZ– Një shtëpi është përfshirë nga flakët. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërkohë që brenda në banesë ka mbetur i bllokuar një fëmijë.S...
TIRANË- Në 16 përgjimet e publikuara dje nga “Bild”, përveç, Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Pjerin Ndreut ishin dhe disa mer atë tjerë që ishin përfshirë në to. Arben Keshi, Drini Gjeçi, Bekim Krashi e Reshat Elezaj, ishin këta emrat e zyrtarëve lokalë të PS që ishin përfshirë.
Por kur kanë kaluar gati tre vite nga ajo kohë, kur kanë ndodhur telefonat të gjithë emrat e përfshirë vijojnë serish të kenë funksione publike.
Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri është biznesmen në fushën e ndërtimit. Prej vitit 2016 por edhe aktualisht ai mban postin e drejtorit të OSHEE në Dibër.
Arben Keshi në vitin 2011 ka qenë kandidat i Partisë Socialiste për Komunën e Maqellarës, ndërsa në 2013 ka qenë i katërti në listën e PS për deputet i Qarkut Dibër. Gjate 2016-s, Arben Keshi mbante postin e drejtorit të qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Shqipëri. Një vit pas zgjedhjeve vendore për Bashkinë Dibër, në 2017 ai u emërua shef i komisariatit të Bulqizës, ndërsa aktualisht punon pranë sektorit të krimit ekonomik në Policinë e Dibrës.
Drini Gjeçi në vitin 2016, kohe kur u zhvilluan zgjedhjet vendore në Dibër, mbante postin e Drejtorit te Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër. Në përgjime ai dëgjohet teksa kërcënon mësuesit me vendin e punës kur iu kërkon votën për kandidatin Muharrem Rama. Aktualisht Drini Gjeçi mban postin e nen drejtorit te gjimnazit Said Najdeni në Peshkopi.
Reshat Elezaj emri i të cilit përmendet nga deputeti socialist Pjerin Ndreu ka qenë mësues dhe më pas në vitin 2017 drejtor i shkollës Reç. Elezaj u shkarkua një vit më parë dhe u zhvendos në Tirane ku banon aktualisht.
Në ditë më parë gazeta gjermane “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KAMËZ– Një shtëpi është përfshirë nga flakët. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërkohë që brenda në banesë ka mbetur i bllokuar një fëmijë.S...
TIRANË- Pas përfundmit të zgjedhjeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, një tjetër organizatë analoge me të “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” do të...
KUKËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.Mësohet se të plagosurit janë n...
TIRANË- Një delegacion i Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) me seli në Gjermani ka mbërritur sot në vendin tonë.Vizita e delegacioni...
TIRANË– Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Arsyeja për shtyrjen e seancës së sotme është fakti se nuk ësht...
Elbasan– Pasi luftuan për disa orë me flakët që përfshinë banesën në Elbasan foli për mediet edhe një nga zjarrfikësit. Ai u shpreh se ishte një aksion shumë i ...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Kanaçin.Në momentin e dhënies së vendimit, Kana&cc...
Elbasan– Një vajzë 7 vjeçare është shpëtuar në Elbasan pasi banesa e saj është përfshirë nga flakët.Dosja.al ka siguruar pamjet e një helikopter të kërki...
Elbasan- Ende vazhdojnë flakët brenda banesës në Elbasan. Zjarrfikësja ka shpëtuar një vajzë të vogël, 7-vjeçe, e cila ndodhej në banesën që po shkrumboh...
ITALI- Detaje te reja janë zbuluar pas arrestimit te 52-vjeçarit shqiptar ditën e djeshme, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet i...