Aktualitet

Rinis sherri në KZAZ-të e Shkodrës, simpatizantët e PD-së i vënë flakën shkollës, përplasje me policinë (VD)

18 Qershor 2019, 18:39 Nga DOSJA
Rinis sherri në KZAZ-të e Shkodrës, simpatizantët e

SHKODËR– Një tjetër incident është shënuar mbrëmjen e sotme në një nga qendrat e votimit në Shkodër. 

Dosja.al mëson se forcat e policisë janë përplasur me disa nga mbështetësit e Partisë Demokratike, teksa këta të fudnit kanë tentuar të futen me dhunë në qendrën e votimit. 

Siç shihet edhe në video, mbështetës të Partisë Demokratike shtyjnë forcat policore dhe godasin dhe grushta dhe shkelma qepenin që mban të mbyllur qendrën e votimit. 

Incidentet në qendrat e KZAZ-ve kanë nisur sërish mbrëmjen e sotme. Mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat policore dhe kanë hyrë me forcë në ambjent.

Ata kërkojnë të marrin materialet zgjedhore dhe të mos realizohen zgjedhjet. 

Paraditje sotme është shoqëruar gjithashtu me tensione në disa qendra votimi në Shkodër dhe Tropojë. 

Në Shkodër, në KZAZ nr 2 të këtij qyteti, policia e Shtetit dhe ajo bashkiake janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkak të kërkesës së bashkisë për të liruar ambientet.

Në KZAZ nr 9 të Tropojës është thyer dera e pasme, dhe xhamat nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se turma e mbështetësve të PD ka shkatërryer dyer e dritare dhe më pas ka hyrë në këtë KZAZ ku është përplasur edhe me Policinë e Shtetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder tensione ne shkoder zbarazja e kzaz-ve shkoder tensione ne shkoder zbarazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll