Sport

Dzeko show: Inter fundos Shakhtarin, zikaltrit presin një dhuratë nga Real Madrid

24 Nëntor 2021, 19:49 Nga DOSJA
Dzeko show: Inter fundos Shakhtarin, zikaltrit presin një dhuratë nga

ITALI-Inter fiton ndaj Shakhtar Donetsk në raundin e 5-të të Champions League, përballje e vlefshme për Grupin D. Një kualifikim që do të zyrtarizohej nëse Sheriff nuk do të arrijë të fitojë kundër Real Madrid.

Një pjesë e parë totalisht dominuar nga zikaltrit, aq sa të shohësh goditjet në portë janë 15 të tilla,madje edhe një gol i anulluar i Perisic për pozion jashtë loje. Në pjesën e dytë do të ishte Dzeko që do të shpëtonte lëkurën e Interit.Në harkun e gjashtë minutave (61′, 67′) boshnjaku shënoi dy herë duke i dhururar një fitore zikaltërve që përkohësisht ndodhet në vendin e parë në kuotën e 10 pikëve.

Fiton edhe Ajax, që ka blinduar Grupin C falë lojtarit surprizë të këtij sezoni të Champions League. Holandezët kanë fituar 2-1 me përmbysje në fushën e Besiktasit falë dy golave të shënuar nga Haller, i aktivizuar në pjesën e dytë.

27-vjeçari, me golat e shënuar në minutën e 54-t dhe 69-të, është bërë lojtari i parë në historinë e Champions-it që shënon 9 gola në pesë ndeshjet e para të karrierës të luajtura në këtë kompeticion. Haller ka thyer rekordin e Haaland.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport  ismihan (pashellari) pirgu inter shakhtar  ismihan (pashellari) pirgu inter shakhtar

Sondazh

Poll