Aktualitet

“Viktimat janë asfiksuar nga zjarri”, zv/prokurori bullgar: Nuk ka patur shpërthim

25 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA
“Viktimat janë asfiksuar nga zjarri”, zv/prokurori bullgar: Nuk

BULLGARI – 46 viktimat e ditës së martë në autobusin e Strumas në Bullgari kanë vdekur prej zjarrit! Ky është konkluzioni i autoriteteve bullgare për tragjedinë e ndodhur me autobusin “Besa Trans”. Zv/prokurori dhe drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare në Bullgarim Borislav Sarafov shtoi se viktimat janë asfiksuar pasi kanë thithur një sasi të madhe bloze. Ai thekson se nuk ka patur shpërthim, por vetëm një zjarr.

“Informacion tërësisht spekulativ po qarkullon në media rreth aksidentit të autobusit. Dy prej pasagjerëve në autobus, të cilët ishin zgjuar gjatë aksidentit, janë marrë në pyetje. Dëshmia e tyre është tërësisht objective. Autopsitë tregojnë se të gjitha viktimët kanë vdekur prej asfiksisë, ata kanë thithur shumë blozë, që do të thotë se ata kanë qenë gjallë dhe humbën jetën si pasojë e zjarrit. Nuk ka patur shpërthim, ka patur vetëm zjarr i fuqishëm”, u shpreh përpara mediave prokurori Safarov.

Më herët, prokuroria bullgare shtoi se njëri prej 52 pasagjerëve të regjistruar në autobusin e linjës Shkup-Stamboll-Shkup nuk është gjetur ende dhe besohet se është arratisur. Nga ana tjetër, njëri prej të mbijetuarëve tregoi në spitalin Pigorov se dëgjoi një shpërthim para se autobusi të digjej. Ndërkohë, konstatohet se shkaku i aksidentit fatal ka qenë gabimi njerëzor i shoferit.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Bullgari/Autobusi nuk u rregjistrua në doganë, shoferi humbi orientimin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni bullgari digjet autobusi maqedonas tragjedia ne bullgari bullgari digjet autobusi maqedonas tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll