Aktualitet

Ka firmosur formularin për Kuvendin?/ Delegatja kërkesë Palokës: S’është e vërtetë

25 Nëntor 2021, 10:32 Nga DOSJA
Ka firmosur formularin për Kuvendin?/ Delegatja kërkesë

TIRANË- Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ku i kërkohet t’i vihet në dispozicion formulari që mban të dhënat e saj personale. Sot ajo ka depozituar kërkesën në të cilën pretendon edhe njëherë se nuk ka hedhur asnjë firmë për mbledhjen e Kuvendit Komvëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, sipas propozimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa siç duket edhe në foton e mëposhtme është protokolluar por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare. 

“Në cilësinë e sekretares së seksionit 1823 pranë njësisë bashkiake nr.5, detyrë e cila më bën automatikisht delegate me të drejat të plotë të Kuvendit të PDSH-së, ju kërkoj që të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar që sipas informacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale Agron Shehaj, rezulton i firmosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën, pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë,”-shkruan ajo në letër.

 

Dy ditë më parë Shehaj shkoi dhe konfirmoi votat e mbledhura nga Berisha, ndërkohë që demokratja reagoi menjëherë duke u shprehur se vullneti i saj ishte i falsifikuar duke këmbëngulur në qëndrimin e saj. Ndërkohë që Shehaj u justifikua me faktin se firmat nuk ishin mbledhur nga ai, ndaj dhe nuk mbante përgjegjësi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron shehaj aksioni i berishes edi paloja freskida rapo agron shehaj aksioni i berishes edi paloja freskida rapo

Sondazh

Poll