Aktualitet

VD-Fermerët protestë para Kuvendit, Rama shkon t’i ‘zbusë’: Flasim! Jemi në rrugë…

25 Nëntor 2021, 09:23 Nga DOSJA
VD-Fermerët protestë para Kuvendit, Rama shkon t’i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përballur me fermerët që protestojnë sot kundër paketës fiskale para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Në momentin që ka zbritur nga mjeti i tij, Rama është përballur me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që të afrohet pranë tyre dhe t’i sqarojë për atë çka do të miratojnë sot në sallën e Kuvendit.

Me ty afruar pranë tyre, Rama ka ftuar disa prej tyre që të futet bashkë me të brenda sallës së Kuvendit, për të diskutuar lidhur me paketën e re fiskale. Po ashtu, teksa bisedonte me ta, kreu i qeverisë tentoi që të bënte disa batuta duke përmendur “dy gishtat lart”, por mori përgjigje menjëherë nga fermerët, të cilët i kujtuan edhe njëherë profesionin e tyre.

BISEDA E PLOTË MES RAMËS DHE FERMERËVE:

Fermerët: Hajde ti këtu, jo ne. Hajde na sqaro ne

Edi Rama: Hajde lëri parrullat. Kush janë përfaqësuesit tuaj se nuk flas dot me të gjithë?

Fermerët: Fermerë jemi

Edi Rama: Zgjidheni ju pa problem. Kush do vijë brenda të flasë me mua se në rrugë nuk flitet. Do vish? Hajde brenda. Kush do të vijë tjetër? Hajde. Hajde mo. Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë, se kjo nuk është punë demokratësh.

Fermerët: Ne jemi fermerët zoti kryeministër.

Edi Rama: Hajde dhe ti se ky ishte i pari, më i guximshmi

LAJMI KRYESOR: Fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale, Rama: Keni të drejtë

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama fermeret para kuvendit edi rama fermeret para kuvendit

Sondazh

Poll