Aktualitet

‘Më kanë vjedhur’/ Bëri denoncim të rremë, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

25 Nëntor 2021, 09:16 Nga DOSJA
‘Më kanë vjedhur’/ Bëri denoncim të rremë,

TEPELENË– Një person është arrestuar në Tepelenë pasi akuzohet për kallëzim të rremë. 42-vjeçar i identifikuar me inicialet A.S., është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi pretendoi se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por rezultoi se kishte bërë kallëzim të rremë. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Nivicë, u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56. Ai u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por më pas u zbulua se ai kishte kryer një kallëzim të rremë.

Policia bëri të mundur arrestimin e 42-vjeçarit, i cili do të akuzohet për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56.Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tepelene tepelenë arrestim ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll