Aktualitet

Peqin/ Shkon tek ish-gruaja, ushtron dhunë e i thyen makinën, arrestohet 46-vjeçari

25 Nëntor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Peqin/ Shkon tek ish-gruaja, ushtron dhunë e i thyen makinën,

PEQIN– Një 46-vjeçar me iniciale R.T. në Peqin është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas dhe i ka dëmtuar automjetin. Në momentin e arrestimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke shtuar akuzat penale ndaj tij.

“Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë”, njofton policia.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet peqin policia e shtetit peqin policia e shtetit

Sondazh

Poll