Aktualitet

“Nuk ke respekt për ne shqiptarët e Maqedonisë”/ Rama-komentuesit: E kam treguar

25 Nëntor 2021, 09:04 Nga DOSJA

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ti kthejë përgjigje një qytetari shqiptar të Maqedonisë së Veriut, i cili i thotë se nuk ka respekt për ta. Kreu i qeverisë i bëri të ditur se ngushëllimet i ka shprehur mëngjesin e tragjedisë, e se respektin që ka për popullin e ka treguar me vepra.

Komentuesi: Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke.

Rama: Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama me komentues edi rama edi rama me komentues

Sondazh

Poll