Aktualitet

VD-U takua me Ramën në Kuvend, fermeri tregon ç’u bisedua: Na tha ‘keni të drejtë’

25 Nëntor 2021, 09:47 Nga DOSJA
VD-U takua me Ramën në Kuvend, fermeri tregon ç’u

TIRANË– Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, fermerët kanë dhënë detajet e para për mediat pas takimit të tyre. Në fjalën e tyre, ata janë shprehur se Rama u ka dhënë të drejtë, ndërsa u ka premtuar edhe një takim me ekspertë të fushës.


“E falenderojmë që na priti. Nuk e konsiderojmë çështje të zgjidhur. Na tha po kemi të drejtë. PËr momentin na tha kjo është situata. Ne me shifra nuk marrim vesh se jemi fermerë, por shohim që jemi në falimentim. Ne akuzohemi sikur jemi kriminela, ne jemi punëtorë. Ne prodhojmë për popullin. Po kështu siç jemi ne po dorëzohemi, prandaj kërkoj që subvencjonimi të vijë tek fermeri. Duhet të na përkrahin, jo të na ofendojnë. Rama tha që do takohemi në vazhdim,”-tha njëri prej tyre.

LAJMI KRYESOR: Fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale, Rama: Keni të drejtë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret para kuvendit fermeret para kuvendit

Sondazh

Poll