Politike

VD-PD amendament për uljen e TVSH në6 %,Tabaku: Shiheni, për shqiptarët dhe fermerët

25 Nëntor 2021, 09:52 Nga DOSJA
VD-PD amendament për uljen e TVSH në6 %,Tabaku: Shiheni, për

TIRANË– Partia Demokratike nwpwrmjet deputetes Jorida Tabaku, ka çuar amendament për ligjin e TVSH ku kërkon uljen e saj nga 20 % në 6 %, pwr tw cilin shoprehet se do të përfitonin 659 mijë individë.


Unë sot do të prezantoj një amenament në emer të PD për TVSH. Në fakt kisha hequr dorë nga prezantimi i amendamenteve, por gjykuam që duhej prezantuar kjo për uljen e shportës. Amendamenti për uljen e TVSH për produktet e shportës për të ulur çmimet dhe rritur konsumin. TVSH të ulet nga 20 në % për produktet ushqimore në 6 %. 659 mijë individë do të përfitonin drejtpërdrejt. E di që sot do të kemi diskutime pafund, skemën e TVSH nuk e nxit prishja e konsumit. Nuk ka si të knaqet qeveria kur sot shtresa e mesme është larguar ndërkohë që është forcuar. Nuk ka pse të flasim për një situatë që nuk ekziston askësh. Ky buxhet, më i gënjeshtri i prezantuar në 30 vite ka probleme reale. Sot problemet vijnë nga borxhet e fshehura, ccdo ditë ka një faturë të re arbitrazhi. Këto janë problemet që ka buxheti. Sukses imagjinar i eurobondit.  Kam dëgjuar ish ministrin Beqaj që krekosej për heqjen e TVSH. Unë besoj se në këtë sallë ka profesionistë, por dhe deputetë që janë votuar nga qytetarë. Propozimin e PD shiheni për shqiptarët që e kanë të pamundur të mbijetojnë por dhe për fermerët që po protestojnë. – wshtw shprehur deputetja.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i Shqipërisë/Seancë maratonë për miratimin e buxhetit të vitit 2022

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku seance plenare 25 nentor 2021 jorida tabaku seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2021, 19:52

Meta: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Në një intervistë për ATV në Kosovë, Meta tha se ajo taksë është një p...