Politike

Delegatja denoncoi falsifikimin e firmës në “Foltoren”,Garo:E kemi hequr emrin e saj

25 Nëntor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Delegatja denoncoi falsifikimin e firmës në

TIRANË– Zëdhënësja e Foltores së Berishës, Floriana Garo ka reaguar në lidhje me pretendimet e delegates Freskida Rrapo se firma e saj ishte falsifikuar pasi nuk kishte plotësuar formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor. Garo me anë të një postimi publik, thotë se nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista.

POSTIMI:

Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane.Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre.Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!

Freskida Rrapo komentoi në një status të deputetit Agron Shehaj duke këmbëngulur se firma e saj në formularin për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetorit është falsifikuar. Në një lidhje telefonike, Rrapo tha në “Open” se priste që denoncimin dhe kallëzimin për firmën e saj ta kishte bërë vetë deputeti Shehaj, i cili verifikoi firmat një ditë më parë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron shehaj floriana garo foltorja per pd freskida rrapo sali berisha agron shehaj floriana garo foltorja per pd freskida rrapo sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2021, 19:52

Meta: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Në një intervistë për ATV në Kosovë, Meta tha se ajo taksë është një p...