Politike

Alibeaj publikon videon e Gjylametit: Tubimi Rama-Berisha-Meta në 11 dhjetor!

24 Nëntor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Alibeaj publikon videon e Gjylametit: Tubimi Rama-Berisha-Meta në 11

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar momentin kur deputetja socialiste Blerina Gjylameti dëgjohet të thotë se pas datës 11 dhjetor, Alibeaj do të largohet nga posti i kryetarit të komisionit Hetmir, referuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Krah videos, Alibeaj shkruan se se më 11 dhjetor është planifikuar një tubim Rama-Berisha-Meta.

Postimi i Alibeajt:

Më e qartë se kurrë, tubimi Rama-Berisha-Meta i planifikuar për datën 11. Tani ka nisur ti caktojë dhe drejtuesit e foltores. Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale. Askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale!

Çfarë tha Gjylameti sot?

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor ajo u shpreh se grupi ka vetëm dy javë kohë për të zgjedhur një kryetar të ri pasi Alibeaj nuk do të jetë më pas datës 11.

“Kemi kohë edhe dy javë për të patur një kryetar, i cili do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më. 4200 dëshmitarë do të thërrasim. 4200 dëshmitarë patjetër,”- tha Gjylameti.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2021, 19:52

Meta: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Në një intervistë për ATV në Kosovë, Meta tha se ajo taksë është një p...