Politike

U vu përballë demokrates, Shehaj: Unë s’kam mbledhur firma

24 Nëntor 2021, 21:24 Nga DOSJA
U vu përballë demokrates, Shehaj: Unë s’kam mbledhur firma

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike i vënë përballë demokrates Freskida Rrapo e cila denoncoi falsifikimin e firmës së saj në for,mularët për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor është shfajësuar me faktin se ai nu kia mbledhur vetë firmat.

I ftuar në “Open”, Shehaj u përball me Rrapon, e cila kërkonte që vetë Shehaj të kishte denoncuar publikisht faktin që ajo ia kishte thënë në telefon se nuk kishte firmosur.

“Firmat nuk i kam mbledhur unë, i kam verifikuar dhe po t’i hymë çështjes së nëse ai personi që ka folur është regjistruar zëri i tij, unë nuk i futem atyre çështjeve. Kam thënë 98% e kanë konfirmuar, zonja është njëra prej 2% që nuk e kanë konfirmuar. Kontrolli që kam bërë është për ata që nuk kanë firmosur. Atë që kam bërë e kam bërë për transparencë,”- tha Shehaj ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron shehaj freskida rrapo agron shehaj freskida rrapo

Sondazh

Poll