Politike

Birësim nga LGBTQI? Muzhaqi: Duhet menduar e diskutuar, s’ka gjë më të bukur…

24 Nëntor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Birësim nga LGBTQI? Muzhaqi: Duhet menduar e diskutuar, s’ka gjë

TIRANË– Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi është shprehur se nuk ka gjë më të bukur se birësimi i një fëmije. Pas aktivitetit ku mori pjesë në Korçë e pyetur nga gazetarët për birësimin e fëmijëve nga komuniteti LGBTQI, Muzhaqi tha se çdo gjë duhet menduar e diskutuar.

“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur ti mund t’i japësh një fëmije, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi. Mendo që të rinjtë kanë qenë gjithmonë në fokus, patjetër që duhet të jenë. Mendo faktin që tani në kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë t’i japim fokus më të madh se çfarë është bërë më parë. Mendoj se pjesa e rinisë ka qenë gjithmonë pjesë e ministrive të tjera, unë kam qenë vetë zv. ministre rinie ne te shkuarën e nuk do të thotë se nuk ka pasur në fokus. Do jetë fokus me i shtuar,”- tha Muzhaqi ndër të tjera.

Në Shqipëri është hapuur diskutimi mbi lejimin e birësimit dhe për rastet kur çifti nuk është burrë e grua, por pjesëtarë të komunitetit të LGBTQI-së. Konkretisht është parashikuar ndryshimi i kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit. Projektligji i hartuar parashikon ndërhyrje në kodin e familjes për lejimin e bashkëjetesës për personat nga e njëjta gjini.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bora muzhaqi bora muzhaqi

Sondazh

Poll