Politike

Meta takon Haradinajn: ‘Procesi i Berlinit’, mundësi e shkëlqyer bashkëpunimi

25 Nëntor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Meta takon Haradinajn: ‘Procesi i Berlinit’, mundësi e

PRISHTINË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh tejet i gëzuar pas takimit në Prishtinë me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kreu i shtetit shqiptar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si ndërtimin e linjës hekurudhore midis Shqipërisë dhe Kosovës si dhe shprehën urime për festat e Nëntorit.

Mbi të gjitha, Meta i dha rëndësi “Proçesit të Berlinit”, iniciativë e Bashkimit Europian për t’u zgjeruar në vitet e ardhshme me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

POSTIMI I ILIR METËS

Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

 

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta procesi i berlinit ramush haradinaj ilir meta procesi i berlinit ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2021, 19:52

Meta: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Në një intervistë për ATV në Kosovë, Meta tha se ajo taksë është një p...