Politike

Agron Shehaj: Unë vetë s’kam firmosur formular për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor

24 Nëntor 2021, 20:45 Nga DOSJA
Agron Shehaj: Unë vetë s’kam firmosur formular për thirrjen

TIRANË– Edhe pse verifikoi firmat një ditë më parë, vetë deputeti Agron Shehaj nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në “Open” Shehaj tha se vetë nuk kishte firmosur dhe pse kishte marrë përsipër që të bënte verifikimin e firmave tek njësitë ku ishte përfaqësues politik.

“E dini ju që unë vetë nuk ka firmosur? Nuk kam firmosur por shkova dhe bëra verifikimet që mund t’i kishte bërë dhe dikush tjetër. Nuk ka ndonjë gjë të madhe që të shkosh dhe të marrësh 100 persona në telefon. 100, 120 se thoni pastaj, jo se tha 100 fiks pastaj 120,”- tha Shehaj.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron shehaj aksioni i berishes agron shehaj aksioni i berishes

Sondazh

Poll