Politike

A do e denoncojë falsifikimin e firmës? Demokratja: Dua ta shoh me sytë e mi

24 Nëntor 2021, 21:09 Nga DOSJA
A do e denoncojë falsifikimin e firmës? Demokratja: Dua ta shoh me

TIRANË– Freskida Rrapo, demokratja e cila deklaroi publikisht se nuk kishte firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor është shprehur se nuk e di a do ta denoncojë këtë shkelje. Në një lidhje telefonike në studion e “Open”, Rrapo u pyet nëse do ta çonte çështjen në Prokurori dhe ajo u shpreh se fillimisht kishte nevojë ta shikonte me sytë e saj formularin që kishte të dhënat e saj.

“Nuk e di, dua të mendohem…ajo që kam nevojë fillimisht është ta shikoj me sytë e mi, pa e parë me sytë e mi, nuk ndërmarr asnjë akt,”- tha Rrapo.

Rrapo, anëtare e degës nr.5 në Tiranë, ku Shehaj është edhe drejtues politik, shkruante në një koment në postimin e Shehajt se dje kur deputeti e ka marrë në telefon, i ka thënë që nuk ka firmosur. Sipas saj, deputeti po mashtron, duke zhgënjyer elektoratin. Vetë Shehaj tha se Rrapo mund edhe të ketë ndërruar mendje.

(F.m/dosja.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll