Politike

“Pse gënjen”, Shehaj i përgjigjet demokrates: Ka ndërruar mendje, budallallëqe…

24 Nëntor 2021, 20:34 Nga DOSJA
“Pse gënjen”, Shehaj i përgjigjet demokrates: Ka

TIRANË– Deputeti Agron Shehaj, i cili shkoi një ditë më parë të verifikonte firmat e formularëve për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një demokrateje që mohoi të kishte firmosur. I ftuar në “Open”, Shehaj u vu përballë komentit të demokrates e cila mohonte të kishte firmosur.

Ai i konsideroi budallallëqe këto gjëra dhe madje mendonte se nuk duheshin komentuar fare. Më tej ai shtoi se zonja në fjalë mund edhe të kishte ndërruar mendje.

“Po pse çdo lloj lloj budallallëku do marrim dhe do e sjellim këtu ne? Po jo pra se nuk bëhet kjo gjë, nuk sillet çdo budallallëk. Ajo ka ndërruar mendje ndoshta dhe thotë kështu. Unë bëra atë që mund të bënte çdokush tjetër. E dini ju që unë vetë nuk ka firmosur? Nuk kam firmosur por shkova dhe bëra verifikimet që mund t’i kishte bërë dhe dikush tjetër. Nuk ka ndonjë gjë të madhe që të shkosh dhe të marrësh 100 persona në telefon. 100, 120 se thoni pastaj, jo se tha 100 fiks pastaj 120. Unë i mora dhe 98% e tyre u konfirmuan. Numrin e zonjës në fjalë nuk e kisha përshembull,”- tha Shehaj.

Një komentuese, anëtare e degës nr.5 në Tiranë, ku Shehaj është edhe drejtues politik, shkruante se dje kur deputeti e ka marrë në telefon, i ka thënë që nuk ka firmosur. Sipas saj, deputeti po mashtron, duke zhgënjyer elektoratin. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron shehaj aksioni i berishes agron shehaj aksioni i berishes

Sondazh

Poll