Politike

Meta nga Kosova: Nuk mund tu besohet qëllimeve të ‘Ballkanit të Hapur’

24 Nëntor 2021, 18:59 Nga DOSJA
Meta nga Kosova: Nuk mund tu besohet qëllimeve të ‘Ballkanit

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nismës së “Ballkanit të Hapur’ nuk mund t’i besohet. Gjatë postimi në Facebook, Meta shkruan se nuk mund tu besohet se qëllimeve të ‘Ballkanit të Hapur’ pasi në të ringjallet fantazma e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç dhe projektet për ndryshim të kufive. Ai gjithashtu është shprehur se Procesi i Berlinit është një nismë gjithpërfshirëse me rezultate konkrete.

Postimi i Plotë:

Një rrymë serbo-centriste po rreket të rigjallojë në rajon. Mohimi i gjenocidit, që i ka ende plagët dhe kujtimet e freskëta në këtë rajon, nuk mund të bashkëjetojë njëkohësisht me aspiratat europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve tona. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira të “Ballkanit të Hapur”, kur ringjallen fantazma e Millosheviçit dhe projektet për rivizatim kufijsh? Në këtë çështje, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA. Thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon, është rezonimi i vlerave të përbashkëta euro-atlantike dhe jo i lidershipit autokratik. Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, “Ballkani i Hapur” është nisëm përçarëse dhe përjashtuese.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ballkani i hapur ilir meta meta në kosovë ballkani i hapur ilir meta meta në kosovë

Sondazh

Poll