Aktualitet

Zjarri në Elbasan/ Zjarrfikësi tregon momentet e vështira: Si luftuam me flakët dhe shpëtuam banorët

18 Qershor 2019, 11:21 Nga DOSJA
Zjarri në Elbasan/ Zjarrfikësi tregon momentet e vështira: Si

Elbasan– Pasi luftuan për disa orë me flakët që përfshinë banesën në Elbasan foli për mediet edhe një nga zjarrfikësit. Ai u shpreh se ishte një aksion shumë i vështirë dhe se evakuuan një numër të madh banorësh.

“Isha unë në momentet e para, zjarri ka qenë në përmasa shumë të mëdha dhe ishte shume vështirë për të vepruar. Ne evakuuam dhe iu dhamë kurajo të gjithë banorëve që të qetësoheshin dhe të rinin nëpër dritare. Zjarrin e shuam shpejt dhe filluan evakuimin e banorëve.”, u shpreh një nga zjarrfikësit.

Për të shpëtuar banorët u desh ndërhyrja e një helikopter të kërkim shpëtimit të Forcës Ajrore dhe një viçi, të cilat shpëtuan nga flakët dhe tymi një 7-vjeçare cila kishte mbetur e izoluar brenda banesës së saj. Kjo e fundit priste në ballkon që të evakuohej teksa tymi dhe flakët kishin mbuluar gjithçka.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flet zjarrfikësi në elbasan shpëtohet 7-vjeçarja nga flakët zjarr brenda banesës në elbasan flet zjarrfikësi në elbasan shpëtohet 7-vjeçarja nga flakët zjarr brenda banesës në elbasan

Sondazh

Poll