Aktualitet

Gjendet i vdekur 68-vjeçari në Fier, babai i Kreshnik Beqirajt që u masakrua në 2017

24 Nëntor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur 68-vjeçari në Fier, babai i Kreshnik Beqirajt

FIER– Mysteak Beqiraj, babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u vra, u copëtua dhe u hodh në kanal nga shoku i tij, Albert Zekaj në vitin 2017 është gjetur i vdekur pasditen e sotme. Mësohet se trupi i 68-vjeçarit Mysteak Beqiraj është pikasur nga vëllai i tij.

Paraprakisht raportohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë dhe se bëhet fjalë për një vdekje natyrale. Mysteak Beqiraj vuante prej një viti nga tumori në kokë, sëmundje që mund t’i ketë marrë dhe jetën.

Kreshnik Beqiraj u gjet i vrarë dhe i copëtuar më 20 qershor 2017 në Daullas të Fierit. Ai u masakrua nga shoku i tij Albert Zekaj. Viktima dhe autori ishin njohur në një burg në Belgjikë, ndërsa pas ardhjes në Shqipëri vendosën që të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.

Por pas disa kohësh, Beqiraj u zhduk pa gjurmë. Pas 8 muajsh kërkime, trupi i tij i pajetë dhe i masakruar u gjet brenda një kanali në Daullas. Gjithçka kishte nisur pas një sherri për qiranë. Pasi viktima nuk kishte pranuar të jepte pjesën e tij, Zekaj kishte marrë një çekiç dhe e kishte qëlluar shokun e dhomës. Më pas, për të zhdukur gjurmët e kishte marrë kufomën, e kishte copëtuar dhe e kishte hedhur në kanal. Ndërsa familjarët nga ana tjetër kërkonin djalin e zhdukur prej 8 muajsh.

Krimin e rëndë e ka pranuar edhe vetë Zekaj, i cili ndodhet pas hekurave.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur mysteak beqiraj kreshnik beqiraj mysteak beqiraj gjendet i vdekur mysteak beqiraj kreshnik beqiraj mysteak beqiraj

Sondazh

Poll