Aktualitet

Debate për çështjen ‘Shullazi’/ GJKKO: Gjykim pa mbrojte! Avokatët braktisin seancën

24 Nëntor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Debate për çështjen ‘Shullazi’/ GJKKO: Gjykim pa

TIRANË- Dosja “Shullazi” është kthyer në një telenovelë të vërtetë, duke hyrë në histori për numrin e gjyqeve të zhvilluara ndër vite. Në seancën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ka pasur debate mes palës mbrojtëse dhe togave të zeza. Shkak ka qenë fakti që Gjykata vendosi vijimin e seancës edhe pse për të pandehurit nuk ishin paraqitur për t’i mbrojtur avokatët e caktuar nga GJKKO-ja.

Gjykata ka dhënë urdhër për gjykim pa mbrojtës, për dy të pandehurit Blerim Shullazin dhe Gilman Dodanin, por ky vendim ka ngjallur tensione në sallën e gjyqit, duke bërë që të gjithë të largoheshin. Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Vladimir Meçe dha detaje lidhur me atë që ai e cilësoi si shkelje të drejtave të njeriut, duke shtuar se të burgosurit kishin ezauruar edhe burimet financiare për t’u mbrojtur para togave të zeza.


PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Vladimir Meçe: Gjykatës nuk ishte i vërtetuar shkaku i mungesës së tij. Ndërkohë e vërteton institucioni. Në shkallë të parë të dy të pandehurit kanë qenë të përfaqësuar nga avokatë të zgjedhur, Gjykata doli në përfundimin se të pandehurit kanë mundësitë financiare për të marrë avokatë, por nuk i kanë zgjedhur për të shtyrë gjykimin. Gjatë zhvillimit të seancës ka debat të gjatë për të drejtën e mbrojtjes. Lidhur me problemin e ezaurimit të listës së avokatëve, ose kanë qenë të sëmurë, njëri ka qenë me KEMP. Tjetri ka pasur djalin nbë gjendje shumë të keqe shëndetësore. Gjykata kishte detyrimin të zgjidhte avokatë të tjerë për të përfaqësuar dy të pandehurit. Duke dashur të transferojë përgjegjësinë tek mbrojtësit, mori këtë vendim të pashembullt, për të vijuar seancën pa avokatë mbrojtës për Shullazin dhe Gilmando Danin. Në këtë moment në sallë nuk ka asnjë avokat mbrojtës, edhe të pandehurit janë larguar. Ne jemi në shërbim të tyre, jo në shërbim të Gjykatës. Por ky vendim skandaloz, na bëri të kërkojmë përjashtimin e kësaj trupe gjyqësore.

Avokatja: Përfaqësoj Endrit Qyqen, Gjykata harron mbrojtjen e detyrueshme. Nuk dimë çfarë po ndodh në seancë? Kjo vendimmarrje nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Vladimir Meçe: Të pandehurit kanë shumë të burgosur, mos të harrojmë që mundësitë financiate i kanë ezauruar.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata e Krimeve të Rënda (tani GJKKO) për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, ishte kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu, Shullazi akuzohet edhe për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dosja shullazi tirane vladimir meçe dosja shullazi tirane vladimir meçe

Sondazh

Poll