Aktualitet

Zjarr pranë Metalurgjikut në Elbasan, digjen konteinerët

24 Nëntor 2021, 17:16 Nga DOSJA
Zjarr pranë Metalurgjikut në Elbasan, digjen konteinerët

ELBASAN– Një zjarr është aktivizuar pranë zonës së metalurgjikut në Elbasan. Mësohet se vatra është aktivizuar pasditen e sotme në afërsi të Uzinës 12 dhe vazhdon të jetë aktiv.

Konkretisht disa konteinerë mbetjesh në zonën e metalurgjikut në Elbasan janë përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të Elbasanit të cilat po luftojnë me flakët.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëlimshëm. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan zjarr ne elbasan zjarr prane metalurgjikut ne elbasan elbasan zjarr ne elbasan zjarr prane metalurgjikut ne elbasan

Sondazh

Poll