Aktualitet

Vetingu në politikë, SPAK s’do të përfshihet, Alibeaj: Do keni staf shtesë (Debatet)

24 Nëntor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Vetingu në politikë, SPAK s’do të përfshihet, Alibeaj:

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e konsideron një mbingarkesë përfshirjen e saj në procesin e vetingut të polikanëve, propozim i bërë nga Partia Demokratike. Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, i pranishëm në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore tha se përfshirja e strukturës që ai drejton do ta shfokusonte nga puna fillestare që ka SPAK.

Kraja tha se SPAK ka kaluar një eksperiencë të tillë më herët duke u përfshirë në Operacionin Forca e Ligjit, gjë të cilën e konsideroi një shfokusim mbi atë që duhet të bëjë Prokuroria e Posaçme. Ai shtoi se propozimi i PD-së do të bënte që SPAK t’i shtohej volumi i punës dhe mund të krijohen probleme për njëanshmëri api vlerësim të pasaktë. Sipas Krajës nëse ky propozim do të vlerësohej duhej të merrej parasysh që SPAK do të kishte nevojë për staf shtesë dhe mbështetje financiare. Këtë të fundit e mbështeti demokrati Enkelejd Alibeaj, i cili tha se PD-ja e ka marrë parasysh dhe e propozuar në amendantin e dorëzuar në Kuvend.

I pranishëm në seancën dëgjmore ishte edhe Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili pyeti Krajën nëse aktualisht SPAK po heton ndonjë zyrtar që të ketë pasur kontate me të inkriminuar. Kësaj pyetje Kraja nuk preferoi t’i përgjigjej duke shtuar se për çështjet nën hetim nuk jepen detaje apo emra. Në këtë debat ndërhyri dhe socialistja Ermonela Felaj, të cilës Bardhi iu përgjigj duke e quajtur hajdute.

Për Vetingun në politikë, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nuk komentoi pasi tha se ishte në konflikt interesi. Ballanca shtoi më tej se jo që duhet të merret parasysh është ribërja e një reforme territoriale pasi zonat rurale nuk e marrin shërbimin siç duhet.

Partia Demokratike ka kërkuar Vettingun e politikanëve, që sipas tyre duhet që të kryehet nga SPAK për rreth 200 figura të rëndësishme të shtetit, përfshirë presidentin dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, po ashtu edhe për  të zgjedhurit e popullit në Kuvend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Jeni vonë për parukeri”, plas debati në Komision, Nikolla-Alibeajt: Seksist, fyes

“Hajdute kokë e këmbë, Bardhi shpërthen ndaj Felajt

“Zyrtarë me të inkrimimuar?” Bardhi pyet Krajën, kreu i SPAK: S’jap emra

“Mos na përfshini”, Bardhi zhgënjehet nga Kraja: Prisja përgjigje tjetër

Vettingu në politikë, Kraja: Mos e përfshini SPAK në këtë çështje

Avokatja e Popullit: Kam konflikt interesi, s’komentoj Vetingun e politikanëve

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj ermonela felaj gazment bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 lindita nikolla enkelejd alibeaj ermonela felaj gazment bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 lindita nikolla

Sondazh

Poll