Aktualitet

Aksionet me mallra kontrabandë, Kim i shkon në zyrë Gazhelit: Mbledhën 1.5 mln $

24 Nëntor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Aksionet me mallra kontrabandë, Kim i shkon në zyrë Gazhelit:

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një taim me drejtorin e Përgjithshëm të Doaganave, Gent Gazheli. Mësohet se gjatë takimit të zhvilluar pasditen e sotme është diskutuar mbi futjen e mallrave në mënyrë të ligjshme në Shqipëri. Ky takim vjen pikërisht në kohën kur në Shqipëri janë zhvilluar disa aksione për futjen e produkteve kontrabandë.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka publikuar foto teksa shihet krah Gazhelit. Ajo shkruan mbi diskutimin mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen e mallrave duke goditur ndërkohë krimin e korrupsionit. Kim shton se deri më tani dogana a mbledhur 1.5 miliardë dollarë e se SHBA do të mbështesë sigurinë kufitare.

“Falënderojmë drejtorin e Doganave, Gazheli për diskutimin e javës së kaluar mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave duke goditur ndërkohë korrupsionin dhe krimin. E lumtur të shoh se importet nga SHBA janë rritur me 17% ndërsa eksportet nga Shqipëria janë rritur me 33% deri më tani këtë vit. Trendi i mirë! Forcimi i kontrolleve doganore do të rrisë edhe të ardhurat për Shqipërinë. Deri më tani këtë vit, Dogana ka mbledhur 1.5 miliardë dollarë – një rritje e madhe nga 1.1 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2020. SHBA do të forcojë më tej mbështetjen për të forcuar sigurinë kufitare, për të rritur të ardhurat për Shqipërinë dhe për të nxitur biznesin midis SHBA-ve dhe Shqipërisë,”- shkruan ambasadorja Kim.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gent gazheli yuri kim gent gazheli yuri kim

Sondazh

Poll