Aktualitet

VD-“Jeni vonë për parukeri”, plas debati në Komision, Nikolla-Alibeajt:Seksist, fyes

24 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
VD-“Jeni vonë për parukeri”, plas debati në Komision,

TIRANË– Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore është përfshirë në një debat mes maxhorancës dhe anëtarëve të Partisë Demokratike. Ishte Enkelejd Alibeaj ai që nisi të fliste për Vettingun në Politikë, kur kryetarja e këtij Komisioni, Lindita Nikolla ndërhyri.

Alibeaj këtë gjë e konsideroi si një mbrojtje ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nikolla ndërhyri sërish dhe Alibeaj nisi të bënte humor duke thënë se nëse u ka shkuar ora vonë për permanent e parukeri atëherë mbledhja të mbyllej e të mbahej një tjetër ditë. Këtë gjë, Nikolla e konsideroi seksizëm.


Pjesë nga debati:

Enkelejd Alibeaj: Atëherë mesa dimë ne në detyrën e Prokuorisë së Posaçme….

Lindita Nikolla: Ju lutem përqëndrohuni tek kërkesat tuaja.

Gazment Bardhi (ngrihet nga vendi): Nuk është e mundur, herë nisim fjalën…

Ermonela Felaj (ndërhyn por nuk kuptohet).

Gazment Bardhi: por ju nuk jeni patronazhisti Ermal Pishtari, ju jeni Ermonelaj Felaj, Pishtari jeni ju që flisni?

Lindita Nikolla: Po ç’është kjo mënyrë të foluri? Ju lutem nuk po bëjmë as humor dhe as gallatë tani….s’janë temra për gallatë këtu.  

Enkelejd Alibeaj: Nëse ju ka shkuar vonë për permanent na e thoni dhe të mbyllim mbledhjen e ta shtyjmë për një ditë tjetër…

Lindita Nikolla: Gjuha juaj është fyese, ju po u vini një stereotip zonjave që janë këtu, është gjuhë seksiste….

Enkelejd Alibeaj: Mos bëni viktimën tani…

Lindita Nikolla: Por kjo që bëni ju është fyese, të thuash ju shkoi vonë për në parukeri.

LAJM KRYESOR: Mblidhet Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj gazmnet bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 lindita nikolla enkelejd alibeaj gazmnet bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 lindita nikolla

Sondazh

Poll