Aktualitet

KPA merr vendimin për gjyqtarin Ngresi, lihet në fuqi masa e dhënë nga KPK

24 Nëntor 2021, 17:18 Nga DOSJA
KPA merr vendimin për gjyqtarin Ngresi, lihet në fuqi masa e

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjykatësin Sokol Ngresi. Sipas njoftimit të publikuar nga KPA-ja, bëhet me dihet se pas ankimimit për rivlerësim të Sokol Ngresi, është vendosur që të lihet në fuqi vendimi i KPK-së.

Njoftimi i vendimit: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 324, datë 11.12.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 324, datë 11.12.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2021.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albana shtylla ina rama kpa kpk natasha mulaj rezarta schuetz sokol como sokol ngresi albana shtylla ina rama kpa kpk natasha mulaj rezarta schuetz sokol como sokol ngresi

Sondazh

Poll