Aktualitet

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, KPA mban në detyrë gjyqtarin Sokol Ngresi

24 Nëntor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, KPA mban në detyrë

TIRANË – Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin Sokol Ngresi. Trupa gjyqësore rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik, i cili kërkoi anullimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që pranoi qëndrimin në detyrë të Ngresit. Gjithashtu, KPA gjykoi se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës nuk ka pasur probleme në verifikimin e pasurisë së tij.

Edhe denoncimet ndaj gjyqtarit se ka lidhje me një kompani private u hodhën poshtë trupa gjyqësore e KPA-së, pasi provat rezultuan të falsifikuara.

Sokol Ngresi u la në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të vitit të kaluar.

 

SKANDALI/ Gjyqtari Sokol Ngresi dyshohet se falsifikoi ekspertizën për apartamentin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kolegji i posaçem i apelimit komisioneri publik ankimon vendimin komisioni i pavarur i kualifikimit sokol ngresi kolegji i posaçem i apelimit komisioneri publik ankimon vendimin komisioni i pavarur i kualifikimit sokol ngresi

Sondazh

Poll