Aktualitet

Vendoste baste me telefonin e tij, kapet në flagrancë 46-vjeçari në Maliq

24 Nëntor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Vendoste baste me telefonin e tij, kapet në flagrancë

KORÇË – Një 46-vjeçar në Maliq u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive me telefonin e tij. O.SH. u ndalua nga uniformat blu në lokalin e tij. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale telefonin e tij “Samsung J7”.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të shtetasit O. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tij, në këtë fshat, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung J7”, i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet baste korce baste korce

Sondazh

Poll