Sport

Burg ose sekuestrimin e pronave, Ronaldinho në telashe, shkak bëhet ish-partnerja

24 Nëntor 2021, 17:21 Nga DOSJA
Burg ose sekuestrimin e pronave, Ronaldinho në telashe, shkak bëhet

BRAZIL-Dyert e burgut mund të hapen sërish për Ronaldinhon. Këtë herë, jo në Paraguaji, ku ai ishte në paraburgim vitin e kaluar pasi kishte hyrë me një pasaportë false, por në Brazil. 41-vjeçari akuzohet se nuk ka paguar detyrimet ndaj ish-partneres Priscilla Coelho. Ish-playmaker-i u urdhërua të shlyente borxhin e tij deri më 1 dhjetor për të shmangur sekuestrimin e pronave ose mund të përfundojë në burg.

Avokati i Priscilla, Bruno Medrado, tha për gazetën braziliane Extra: “Ai duhet të paguajë borxhin e tij tani”. Duket se vajzës, sipas ligjit brazilian, i takojnë 100 mijë real, rreth 15 mijë euro në muaj si ish-“bashkëjetuese”. Ronaldinho duhej t’i kishte paguar detyrimet më 11 nëntor, por braziliani aktualisht ndodhet në Dubai.

A do të shlyejë borxhin ndaj vajzës apo rrezikon të shkojë sërish në burg?Pasuria e tij neto është vlerësuar në më shumë se 67 milionë paund falë të ardhurave të tij si futbollist dhe një numër të lartë kontratash me markat më prestigjoze.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ronaldinho ronaldinho

Sondazh

Poll