Sport

Zidane jeton në Madrid, tani ai ëndërron vetëm kombëtaren franceze…

24 Nëntor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Zidane jeton në Madrid, tani ai ëndërron vetëm

SPANJE – Në periudhën e fundit, emri i tij ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester United dhe PSG, por mendja e Zinedine Zidane është e drejtuar ekskluzivisht te kombëtarja franceze. Ky është të paktën rikonstruksioni i fakteve të shkruara nga “Mundo Deportivo” në lidhje me të ardhmen e ish-trajnerit të real Madridit, ende i papunë pas ndarjes nga “los blancos”.

Zizou vazhdon të jetojë në kryeqytetin spanjoll dhe ka refuzuar çdo kërkesë të marrë nga Premier League (përveç “Djajve të Kuq” u fol edhe për Newcastle United).

Arsyeja kryesore është në cilësinë e jetës (ai preferon më shumë të qëndrojë në Spanjë sesa në Angli), por mbi të gjitha në ëndrrën e tij për të udhëhequr kombëtaren e Francës, pasi të përfundojë Kupa e Botës në Katar.

Pikërisht atëherë do të përfundojë edhe kontrata e trajnerit aktual Didier Deschamps, trashëgiminë e të cilit Zidane dëshiron ta marrë. Kjo, ndër të tjera, do t’i lejonte atij të vazhdonte të jetonte në Madrid dhe të udhëtonte vetëm për grumbullime dhe ndeshje.

Siç raporton gazeta spanjolle, vetëm një opsion mund ta shtyjë atë të ndryshojë planet e tij dhe kjo përfaqësohet nga PSG. Nëse një ofertë e domosdoshme vjen nga Parisi, atëherë perspektivat e tij mund të ndryshojnë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “djajve të kuq” didier deschamps manchester united dhe psg nga “mundo deportivo” premier league skuadrës së “djajve të kuq” te kombëtarja franceze zinedine zidane “djajve të kuq” didier deschamps manchester united dhe psg nga “mundo deportivo” premier league skuadrës së “djajve të kuq” te kombëtarja franceze zinedine zidane

Sondazh

Poll