Sport

The National: “Menaxherët e Manchester United në kontakt me Rudi Garcia”

24 Nëntor 2021, 16:04 Nga DOSJA
The National: “Menaxherët e Manchester United në kontakt me Rudi

ANGLI – Valverde, Pochettino, Zidane, por edhe Luis Enrique: me pak fjalë, shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga pankina e Manchester United shkaktoi një vals të vërtetë trajnerësh.

Për momentin në pankinën e rëndë të “Old Trafford” është ulur Carrick, i cili dje shënoi një sukses të rëndësishëm për në 1/16 e Champions League, por ky nuk duket zgjidhja ideale për “Djajtë e Kuq”.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit vazhdojnë të jenë në lëvizje dhe sipas “The National”, një kandidat është edhe ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia. Trajneri 57-vjeçar përfundoi aventurën e tij në pankinën e Lionit në qershor dhe aktualisht është i lirë dhe gati për një aventurë të re.

Sipas kanalit britanik të lajmeve, Garcia foli me United përpara fitores 2-0 të Champions League në Villarreal me menaxherët Darren Fletcher dhe John Murtough, të gatshëm për të marrë vendimin menjëherë. Qëllimi është të gjendet një kandidaturë për ekipin deri në fund të sezonit dhe më pas për të vendosur me kë do të vazhdojë udhëtimi.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league është ulur carrick manchester united menaxherët darren fletcher dhe john murtough në pankinën e rëndë të “old trafford” trajneri 57-vjeçar champions league është ulur carrick manchester united menaxherët darren fletcher dhe john murtough në pankinën e rëndë të “old trafford” trajneri 57-vjeçar

Sondazh

Poll