Sport

Atletico Madrid-Milan (21:00), shansi i fundit i kuqezinjve: formacionet e mundshme

24 Nëntor 2021, 15:35 Nga DOSJA

SPANJE – Milani, në përpjekje për të qëndruar në garë, për një kualifikim pothuajse të pamundur të 16-ave, nuk mund të mos ëndërrojë një sukses në “Wanda Metropolitano”, strofkën e Atletico Madrid, që pushtoi “San Siron” në ndeshjen e parë, jo pa polemika.

Kundër skuadrës së Simeones do të duhet Milani më i mirë për të ëndërruar kalimin për më tej. “Kemi takuar kundërshtarë të nivelit më të lartë, gjëja pozitive është se kemi treguar se nuk jemi shumë larg këtyre kundërshtarëve”,– janë fjalët e Piolit në prag të ndeshjes.

Tri pikët e marra në “Wanda Metropolitano” duhet të kombinohen së bashku me dështimin e Portos në Liverpool, përndryshe do të ishte e gjitha e kotë, edhe në rastin e një fitoreje në Madrid.

Formacionet e mundshme të Atletico Madrid-Milan:

ATLETIK (3-1-4-2): Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Koke; Llorente, De Paul, Lemar, Carrasco; Griezmann, Suarez. Trajner: Simeone. Në dispozicion: Lecomte, Renan Lodi, Vrsaljko, Kondogbia, Herrera, Correa, Cunha, Carlos Martin.

MILANI (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud. Trajner: Pioli. Në dispozicion: Desplanches, Mirante, Florenzi, Gabbia, Ballo-Touré, Bakayoko, Bennacer, Krunic, Messias, Ibrahimovic, Maldini

Gjyqtarë: Vinçiç, Klancnik dhe Kovacic (Cro) (VAR: Van Boekel (Hol)

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletico madrid milani më i mirë në “wanda metropolitano” një fitoreje në madrid portos në liverpool pushtoi “san siron” skuadrës së simeones atletico madrid milani më i mirë në “wanda metropolitano” një fitoreje në madrid portos në liverpool pushtoi “san siron” skuadrës së simeones

Sondazh

Poll