Sport

Capello i ashpër, jo vetëm me Juventusin: “Chelsea na dha një leksion futbolli”

24 Nëntor 2021, 17:15 Nga DOSJA

ITALI – “Mendoj se ky ishte një mësim i vërtetë, një mësim futbolli”. Fjalë të ashpra nga ish-trajneri Fabio Capello, i cili nga studiot e “Sky Sport” foli për fitoren e Chelseas ndaj Juventusit në “Stamford Bridge”.

Bardhezinjtë u mundën thellë nga skuadra londineze dhe shfaqën vështirësi të mëdha përballë kampionëve në fuqi të Europës. Capello nuk i kurseu kritikat, për të përshkruar atë që ndodhi në mbrëmjen e së martës në Londër:

“Ne e shohim Liverpoolin të luajë gjithmonë vertikalisht me shpejtësi maksimale. Dhe këtë herë pamë edhe Chelsean, duke luajtur shumë pak topin prapa, ose duke filluar nga fundi. Ata janë dy trajnerë gjermanë dhe ndoshta duhet të mësojmë prej tyre, për të luajtur futboll më të tonifikuar dhe më të shpejtë”,– është shprehur fillimisht ish-trajneri.

“Në Itali ky futboll nuk ekziston më dhe nëse nuk ndryshojmë, do të kemi gjithmonë vështirësi në të ardhmen. Kur ka intensitet të madh dhe shpirt konkurrues nuk ndalesh thjeshtë për një shtytje. Por kjo ndodh, sepse stërvitesh me ritme shumë të ngadalta dhe në fund ju bëni këto figura të shëmtura në Europë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘stamford bridge’ ish-trajneri fabio capello kampionëve në fuqi të europës liverpoolin të luajë gjithmonë vertikalisht në mbrëmjen e së martës në londër nga studiot e “sky sport” pamë edhe chelsean skuadra londineze ‘stamford bridge’ ish-trajneri fabio capello kampionëve në fuqi të europës liverpoolin të luajë gjithmonë vertikalisht në mbrëmjen e së martës në londër nga studiot e “sky sport” pamë edhe chelsean skuadra londineze

Sondazh

Poll