Politike

Pastrimi i parave, Tabaku: Lufta ndaj tij, fiktive. Qeveria duhet të ketë vullnetin

24 Nëntor 2021, 12:24 Nga DOSJA
Pastrimi i parave, Tabaku: Lufta ndaj tij, fiktive. Qeveria duhet të

TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku shprehu mosbesim në lidhje me luftën e qeverisë shqiptare kundër pastrimit të parave.

“Lufta kundër Pastrimit të Parave është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për konferencën e parë ndërqeveritare. Mirëpo unë kam parë me kohë që një luftë e tillë është fiktive”, tha Tabaku.


Gjithashtu, Tabaku tregoi më tej se ka kërkuar informacione në lidhje me proçesin e luftës kundër pastrimit të parave. Ajo shtoi se qeveria nuk ka respektuar ndryshimet ligjore në lidhje me pastrimin e parave sipas propozimeve të kërkura.

“Ne jemi opozitë, u shpreh Tabaku, nuk jemi qeveri dhe vullnetin tonë nuk mund tia kalojmë qeverisë. I takon asaj të ketë vullnet për të luftuar pastrimin e parave”, deklaroi Tabaku.

(d.v/dosja)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku pastrimi i parave ne shqiperi jorida tabaku pastrimi i parave ne shqiperi

Sondazh

Poll