Sport

Ronaldo 800 gola në karrierë, Man.United fiton, Bayern nuk pyet për acarin e Kievit

23 Nëntor 2021, 20:06 Nga DOSJA
Ronaldo 800 gola në karrierë, Man.United fiton, Bayern nuk pyet

EUROPË-Manchester United kualifikohet në 16 më të mirat e Europës në Champions League, pasi mposhti skuadrën e Villareal me rezultatin e pastër 2-0 në Spanjë. Një ndeshje me rivalitet,ndërsa do të duhej pjesa e dytë që anglezët të kalonin në avantazh. Ronaldo në minutën 78’ shënoi golin e avantazhit duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtje, ndërsa Sancho në minutën e 90’ mbylli llogaritë.

Për Cristiano Ronaldon ky ishte goli i 800-të në karrierë. Manchester United shkon kështu në kuotën e 10 pikëve dhe matematikisht e kanë siguruar vendin e dytë.

Pavarësisht se është kualifikuar Bayern Munich nuk pyet as për ngricën e Kievit. Përballë Dynamo Kiev, bavarezët fitojnë 2-1.Goli i parë, pas 14 minutash lojë, ishte një kryevepër me roveshatë e Leëandoëski.Më pas Coman realizoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Dynami reagoi dhe shënoi me Garmash, por në fund Bayerni gjithsesi festoi fitoren e pestë në grupet e Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league manchester united ronaldo champions league manchester united ronaldo

Sondazh

Poll